CH-Ballkani

Turqia sulme ajrore në Veri të Irakut

Ushtria turke ka ndërmarë disa sulme ajrore në veri të Irakut.

Ushtria turke përmes llogarisë në Twitter ka njoftuar se sulmet kanë ndodhur ndërsa është bërë e ditur se të paktën katër militant kurdë janë vrarë, shkruan Albinfo.ch.

Turqia kohët e fundit ka filluar sulme mbi bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Veri të Irakut.

Ankaraja ka thënë se në Qadil mund të nisë edhe ofensivë në terren, ku besohet se gjenden anëtarë të lartë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

PKK konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Be dhe që tri dekada vazhdon kryengritjen e saj në Turqi.