Lajme
Turqia pritet të ngrejë në fluturim “bishën” e saj luftarake “KAAN”
Një “bishë” fluturuese e projektuar dhe prodhuar në Turqi, do t’i bashkohet së shpejti arsenalit të Forcave Ajrore të vendit.
Bëhet fjalë për gjuajtësin e parë turk të gjeneratës së 5-të “KAAN”. Edhe pse prototipi i parë u lansua në mars të këtij viti, ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, ka bërë me dije se avioni do të kryejë fluturimin e parë testues më 27 dhjetor.
Jo vetëm kaq, pasi Ankaraja ka planifikuar që “Kaan” të përfshihet në arsenalin e Forcave Ajrore Turke brenda vitit 2032.
Avioni është projektuar për të qenë një luftëtar me shumë funksione, i aftë për misione në ajër, ajër-tokë dhe luftën elektronike.
“KAAN” është një avion luftarak me dy motorë, që mund të përshkruajë një distancë prej mbi 3000 kilometrash me shpejtësi maksimale prej 1.8 Mach.
Avioni është i pajisur me një sërë sensorësh dhe armësh të avancuara, duke përfshirë një radar aktiv të skanuar elektronikisht (AESA), një ekran të montuar në helmetë (HMD) dhe raketa ajër-ajër.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!