Lajme

Turqia pritet të ketë pasoja shkaku i festimit pas fitores ndaj Shqipërisë

Turqia mund ta pësojë shumë keq nga UEFA, pas fitores së mbrëmshme minimale ndaj Shqipërisë.

Kombëtarja turke fitoi me një gol në fund të ndeshjes ndaj Shqipërisë, mbrëmjen e djeshme në Stamboll. Goli i Cenk Tosun ishte vendimtar për të ardhmen kualifikuese të vendasve, aq sa futbollistët në fushë nuk u përmbajtën në festime.

I gjithë stafi u drejtua për te tifozët, duke festuar me nderim ushtarak. E gjitha kjo për të treguar mbështetje ndaj ushtarëve të tyre, për luftën e hapur vetëm pak ditë më parë ndaj kurdëve në Siri.

Ky festim që manifeston hapur mbështetje ndaj një konflikti, pritet të bëhet çështje diskutimi në organin më të lartë të qeverisë së futbollit evropian.

Duke ditur se UEFA nuk lejon shfaqje të tilla që nxisin urrejtje mes popujve, pritet një dënim për Turqinë, shkruan insporti, përcjell albinfo.ch.