Bota
Turqia po tërheq më shumë pushues zviceranë
Që nga përpjekja e grushtit të shtetit dhe sulmet terroriste në vitin 2016, rezervimet janë reduktuar, tani pritet të shtohen përsëri
“Ne shohim një plus të madh për këtë verë”, thotë një zëdhënëse e operatorit turistik TUI. Turqia renditet e katërta e destinacioneve më të njohura të udhëtimit në Evropë këtë vit. Edhe konkurrentja Kuoni flet për një plus të rëndësishëm. Rezervimet në “Hotelplan Suisse” janë rritur me dy të tretat.
Megjithatë, operatorët turistikë relativizojnë. Rritja ndodh në një nivel të ulët. Që nga përpjekja e grushtit të shtetit dhe sulmet terroriste në vitin 2016, rezervimet janë reduktuar, tani pritet të shtohen përsëri.
Organizatorët nuk besojnë se turistët rezervojnë tani për shkak të rënies së monedhës vendëse në Turqi. “Natyrisht, gjithçka është më e lirë për turistët vendës tani”, thotë zëdhënësja Prisca Huguenin-dit-Lenoir e “Hotelplan Suisse”. Lira turke nuk ka ndikim në ofertat e udhëtimit. “Ne i shesim këto në euro”. Përveç kësaj, ofertat janë shpesh paketa gjithëpërfshirëse. Më pas nevojiten para për pije shtesë, ushqim dhe pazar.
Vlera e lirës ka rënë nga grushti i shtetit dhe sulmet terroriste në vitin 2016. Që nga e marta, lira vazhdon rënien. Pjesërisht përgjegjës për këtë është presidenti turk Erdogan. Në një intervistë me Bloomberg, ai njoftoi se donte të ushtronte më shumë ndikim në Bankën Qendrore pas zgjedhjeve në qershor. Pas deklaratave të Erdoganit, lira kishte shënuar një vlerë rekorde të ulët.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik