Fotolajmi
Turqia po planifikon heqjen e sistemit “All Inclusive” nëpër hotele
Pritet që në vitin 2018 Turqinë ta vizitojnë 36 milionë turistë
Sektori i turizmit në Turqi po shqyrton heqjen e sistemit gjithëpërfshirës «All Inclusive», tha Hurriyet, duke iu referuar Shoqatës së Tregtarëve dhe Zejtarëve, shkruan albinfo.ch.
Sipas të dhënave të industrisë, sistemi është tashmë i rraskapitur, pavarësisht faktit që numri i turistëve ka tejkaluar nivelin e vitit 2014, ndërsa të ardhurat nuk po rriten e as po ulen.
Ministri turk i Turizmit dhe Kulturës, Mehmed Ersoy, gjithashtu beson se diçka duhet të ndryshojë dhe se vendi duhet të përpiqet për më shumë para nga turistët. Aktualisht, sipas hotelierëve, të ardhurat mesatare për person janë 76 euro në ditë.
Pritet që në vitin 2018 Turqinë ta vizitojnë 36 milionë turistë, të cilët do të sjellin rreth 30 miliardë dollarë të ardhura. Shumica e turistëve vijnë nga Rusia, 4.5 milionë vitin e kaluar, pastaj gjermanët – 3.5 milionë.
Të ngjashme
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











