Koronavirusi: çast pas çasti
Turqia planifikon rikthimin e fluturimeve me 40 shtete gjatë këtij muaji
Turqia ka mbyllur kufijtë në kuadër të masave për të luftuar koronavirusin e ri.
Turqia planifikon të rikthejë fluturimet ndërkombëtare me rreth 40 shtete brenda këtij muaji, dhe deri më tani ka arritur marrëveshje preliminare me 15 shtete, ka thënë ministri turk i Transportit, Adil Karaismailoglu.
Fluturimet e brendshme janë rikthyer të hënën në disa provinca, teksa Ankaraja ka lehtësuar kufizimet pas rënies së numrit të të infektuarve.
Karaismailoglu ka thënë se fluturimet do të rikthehen në pesë faza në muajin qershor, duke shtuar se Turqia është duke zhvilluar bisedime me 92 shtete për rikthim të udhëtimeve në mënyrë të sigurt.
“Ne besojmë se kemi lënë mbrapa një pikë të rëndësishme në betejën kundër virusit global. Tani duhet të vazhdojmë lidhjet tona globale ashtu sikurse tregtinë”, ka thënë ai në një deklaratë të shkruar.
Gjermania ka thënë të mërkurën se është duke biseduar me Ankaranë për të rishikuar kufizimet në udhëtime, mirëpo është duke pritur një rekomandim nga Bashkimi Evropian.
Në gjithë Turqinë me koronavirus janë infektuar më shumë se 165,000 persona.
Prej tyre, 4,609 kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Shkodër: Java Kulturore Austriake Muzika me bukurinë, magjinë dhe fuqinë e saj për të bërë bashkë njerëzit, mblodhi në sheshin...
-
Kurti do të takojë mërgatën sot në Interlaken
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës