Lajme
Turqia nis aplikimin e vaksinës anti-Covid, të cilën e ka prodhuar vetë
Spitalet në Turqi kanë nisur aplikimin e vaksinës vendase kundër COVID-19, ‘TURKOVAC’, e cila ka marrë miratimin për përdorim emergjent.
Vaksina ‘TURKOVAC’, e cila po përdoret masivisht, po aplikohet edhe në seksionin e përgjithshëm të spitalit të qytetit të Ankarasë, raporton AA, transmeton Albinfo.ch.
‘TURKOVAC’ po aplikohet në 10 dhoma vaksinimi të spitalit që në orët e para të mëngjesit, ku shumë qytetarë qëndrojnë në radhë për t’u vaksinuar. Thuhet se numri i dhomave të vaksinimit mund të rritet sipas numrit të personave.
Një qytetar tha se ishte në pritje të dozës përforcuese ‘TURKOVAC’, pasi i kishte kryer të dyja dozat e vaksinës ‘BioNTech’.
Një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, bëri të ditur për vaksinën TURKOVAC.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë