Kosova
Turqia ndan rreth një milion dollarë donacion për FSK-në
Turqia ka ndarë rreth 1 milion dollarë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një njoftimi në Facebook, ku thotë se ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes së jashtme ushtarake të qeverisë turke.
“Dje zyrtarisht kemi pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë, e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 31 milionë lira, apo rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke.
Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake. Falendëroj Republikën e Turqisë për donacionin dhe siguroj që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Turqia si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjikë më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës”, shkruan ministri.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim