Bota

Turqia ndalon ikjen e mbi 4 mijë emigrantëve, arreston 105 trafikantë

4 mijë e 36 emigrantë, janë ndaluar të kalonin për në Bashkim Europian nga autoritetet turke.

Autoritetet në Turqi kanë ndaluar 4036 emigrantë, të cilët përpiqeshin të kalonin për në Bashkimin Evropian pa dokumente të rregullta, shkruan Koha.net, përcjell Albinfo.ch.

Policia turke arrestoi edhe 105 persona, të dyshuar për trafik të qenieve njerëzore, njoftoi Ministria e Brendshme turke, përcjell ksp.

Pas marrëveshjes së marsit 2016 në Bruksel, numri i emigrantëve dhe refugjatëve, të cilët ikin nga Turqia drejt Greqisë për të vazhduar më tej drejt vendeve të BE-së, është e zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme.