Shqipëria

Turqia mbetet destinacion i preferuar i shqiptarëve për pushime

Rritja e çmimeve ka ndikuar dhe në turizëm, por megjithatë qytetarët shqiptarë, I qëndrojnë besnikë, Turqisë.

“Preferohet shumë Turqia, sepse ajo që duan shqiptarët është, pushime komode, ekonomike dhe të garantuara. Në qershor një familje mund të kalojë pushimet 500 euro personi, 2 fëmijët falas, paguajnë vetëm udhëtimin”, tha për Euronews, Aurela Baholli, operator turistik.

Ndërkohë të huajt zgjedhin bregdetin tonë, për të pushuar. Këtë vit surprizë kanë qënë turistët serbë.

“Qytetarët serb kanë filluar të frekuentojnë brigjet e detit, për pushime kryesisht në përudhen e sezonit veror”, u shpreh Rrahaman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

Qëndrimi mbyllur për një kohë të gjatë, ka shtuar dëshirën për të udhëtuar e për të parë vende të reja. Vetëm në muajin Prill të këtij vitit, në Shqipëri kanë hyrë 402.051 të huaj. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 66,8 %.