Lajme

Turqia kërkon të investojë më shumë në Kosovë

Biznesmenë kosovarë dhe sish nga Turqia janë takuar në një mbledhje në Odën Ekonomike të Kosovës, ku u biseduar për bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e ekonomisë e tregtisë. Ambasadorja e re e Turqisë në Prishtinë Songül Özan ka theksuar se Turqia mund të investojë edhe më shumë në Kosovë, si dhe ka kërkuar që Turqia të marrë pjesë në tenderët në Kosovë.

Ambasadorja ka theksuar se Turqia është e interesuar për të investuar në fushën e telekomunikimit dhe energjetikës. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se deri tashti kompanitë nga Turqia kanë investuar në vendin tonë mbi 100 milionë euro.Gërxhaliu ka premtuar se së shpejti do të krijohen mundësi që firmat turke të mund të konkurrojnë edhe në tenderë shtetëror