Lajme

Turqia hap derën për oligarkët rusë

Oligarkët rusë janë të mirëpritur në Turqi, por duhet të respektojnë ligjet ndërkombëtare nëse duan të merren me biznes

Ndonëse kanë kundërshtuar pushtimin e Ukrainës, duke dënuar veprimet e Rusisë, Turqia megjithatë nuk është e mendimit se ndaj Rusisë duhen vendosur sanksione, përcjell Albinfo.ch.

Kryediplomati turk, Mevlut Cavusoglu, ka njoftuar se oligarkët rusë janë të mirëpritur në Turqi, por duhet të respektojnë ligjet ndërkombëtare nëse duan të merren me biznes.

“Sigurisht që oligarkët apo qytetarët rusë mund ta vizitojnë Turqinë kur të duan”, tha Cavusoglu në konferencë për media, transmeton Albinfo.ch.

“Nëse po pyesni a mund të bëjnë biznes në Turqi, përgjigjja është po, nëse e lejon ligji dhe e drejta ndërkombëtare”, shtoi ai.

Shtetet e Perëndimit, nga ana tjetër, tashmë kanë sanksionuar një sërë kompanish e biznesesh të udhëhequra nga oligarkët rusë.