Bota

Turneu i tenisit në Hong Kong shtyhet për shkak të protestave

Turneu i tenisit në Hong Kong, që ishte planifikuar të niste më 5 tetor, është shtyrë për shkak të protestave të vazhdueshme.

Ai ishte planifikuar që të mbahet në Parkun Viktoria, që është kthyer në një vend për protestat e fundit antiqeveritare, përcjellë albinfo.ch

Organizatorët kanë thënë se ata do të gjejnë një vend tjetër “ku mund të zhvillojnë turneun më vonë”.

Hong Kongu është përfshirë për muaj nga protesta të dhunshme, për shkak të një ligji për ekstradim.

Projektligji tani është tërhequr mirëpo protestat kanë vazhduar të rriten në kërkim të një reforme demokratike.

Ish-kolonia britanike e Hong Kongut i është kthyer Kinës më 1997 sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”, duke i garantuar këtij territori liri që nuk kanë vendet tjera.

Kina mohon se është e përfshirë në këto protesta dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe të tjerët për nxitje të pakënaqësive, transmeton Radio Evropa e Lirë.