Integrimi
Turkja e re mund të bëhet anëtare e Asamblesë që i kishte refuzuar pasaportën
Reto Fishcer që ka fituar dy vende në Asamble, ka deklaruar se do të bisedojë me Funda Yilmaz dhe shpreson që ajo të pranojë ofertën e tij për t`ia "falur" njërin vend
Reto Fischer, kandidat pa parti, ka fituar një vend të dyfishtë në asamblenë e komunës Buchs, në Kantonin Aargau, shkruan aargauerzeitung.ch. Pikërisht në Buchs-in e bërë të njohur pak muaj më parë me refuzimin e dhënies së pasaportës zvicerane turkes 25 vjeçe, Funda Yilmaz, shkruan albinfo.ch. Ajo që kishte bërë bujë edhe në rrafshin ndërkombëtar ishte arsyetimi i këtij refuzimi, me atë se Yilmaz, veç tjerash, nuk kishte njohur për shitësin e mishit në fshat.
Shansi që një person të fitojë dy vende në asamble është i rrallë por i mundshëm. Kjo ka ndodhur te Fischer-i falë faktit se ai ka kandiduar “në krye” të një liste, të përbërë vetëm nga ai.
Dhe, duke qenë se ai ka një vend rezervë, atë mund t`ia dhurojë kujt të dojë. Fischer, si një politikan që mbështet integrimin e të huajve, është i mendimit që këtë nder t`ia bëjë një gruaje me prejardhje të huaj. Kjo kategori është më së paku e përfaqësuar në Asamblenë e Buchs-it prej 40 anëtarësh, thotë ai.
Dhe, këtu vimë te lidhja që ka fitorja e Fischer-it me turkozviceranen Funda Yilmaz. Kjo jeton në po këtë komunë dhe është grua me prejardhje të huaj: një kandidate ideale për postin që e “dhuron” Fischer, transmeton albinfo.ch. Ky i fundit ka deklaruar për gazetën se do të bisedojë me Funda Yilmaz dhe shpreson që ajo të pranojë ofertën e tij. Se kjo gjë mund të ndodhë fare lehtë të bën të besosh fakti se Funda ka deklaruar se do të angazhohet në politikë, gjegjësisht në SP. Megjithatë, këtu është edhe një problem i vogël teknik: ndonëse Funda është natyralizuar, ardhja e pasaportës zvicerane mund të zgjasë njëfarë kohe!
Ndërkaq, Fischer ka në mend edhe një kandidate tjetër, për këtë post, një grua me prejardhje të huaj që ka tre fëmijë dhe që është shumë e angazhuar në Buchs.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor