CH-Ballkani

“Turkavizyon”, revanshi turk për Eurovizionin

Turqia vitin e kaluar hoqi dorë nga pjesëmarrja në "Evrovizion". Në "Türkavizyon" do të marrin pjesë njëzet vende me histori dhe kulturë të lidhur me Turqinë

Turqit nuk do të marrin pjesë në vitin 2014 në festivalin evropian të këngës. Por këngëtarët turq do të jenë në gjendje të shfaqin talentin e tyre në konkursin e tyre muzikor “Turkavizyon”.

Në këtë konkurs muzikor do të marrin pjesë njëzet vende që kanë histori dhe kulturë të lidhur me Turqinë. Siç raportojnë mediat boshnjake, në të do të marrë pjesë dhe Bosnjë e Hercegovina.

Edhe pse zyrtarisht turqit kishin plasman në “Eurovizion”, transmetuesi publik “TRT” kishte vendosur të bojkotojë festivalin për shkak të rregullave nën të cilat Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja janë klasifikuar direkt në finale.