Shkurt.ch
Turizmi zviceran më i miri në botë
Studimi i bërë nga Forumi Ekonomik Botëror është realizuar në 139 vende të botës
Zvicra vazhdon të mbajë vendin e parë në botë si destinacion për turizëm. Ky vlerësim ka dalë nga një studim i bërë nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF). Studimi i fundit ka radhitur Zvicren për turizëm para Gjermanisë, Francës dhe Austrisë.
Sa i përket kualifikimi të personelit, Zvicra ka zënë vendin e dytë në mbarë botën. Por për rrugët, urat dhe hekurudhat dhe për infratrukturën tjetër rrugore janë vetëm 5 vende tjera më të mira në botë.
Ndërkaq për infrastrukturën e përgjithshme të turizmit, si për shtretër dhe hotele, Forumi Ekonomik Botëror e ka radhitur Zvicren të tetën në botë.
Dobësia më e madhe e turizmit zviceran është vlerësuar të jetë niveli i çmimeve.
Studimi i bërë nga Forumi Ekonomik Botëror është realizuar në 139 vende të botës dhe bazohet në të dhënat, si siguria, infrastruktura dhe burimet natyrore në fushën e turizmit.
Gjermania dhe Franca kanë përmirësuar turizmin duke u ngritur për një vend më lartë, krahasuar me studimin e fundit. Austria shënoi rënie nga vendi i dytë në të katërtin. Më pas vjen Suedia, SHBA dhe Spanja. Italia radhitet e 27-ta, ndërsa Greqia e 29-ta.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha