Zhvillim
Turizmi shqiptar promovohet edhe në Londër
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe investitorë britanikë, operatorë turistike nga Shqipëria dhe Britania e Madhe, biznesmenë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Britani të Madhe
Shqipëria turistike është prezantuar për herë të parë në Dhomën e Lordëve të Parlamentit Britanik ku u mbajt aktiviteti “Arritjet dhe e ardhmja e industrisë së turizmit në Shqipëri”.
“U mbajt aktiviteti më i rëndësishëm në histori, për industrinë e turizmit shqiptar në Britani të Madhe”. Ky është përkufizimi i këtij takimi nga Dhoma Shqiptaro-Britanike që suksesin e takimit e lidh ngushtë me kontributin 16-vjeçar të anëtarëve të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Britani e Madhe, të Lord Watson of Richmond, shkruan albinfo.ch.
Lord Alan Watson of Richmond ofroi mbështetje për promovimin e mëtejshëm të turizmit në Britaninë e Madhe, ndërsa Ministrja e Ekonomisë prezantoi disa ndër resurset më të veçanta të turizmit shqiptar.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe investitorë britanikë, operatorë turistike nga Shqipëria dhe Britania e Madhe, biznesmenë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Britani të Madhe.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik