CH-Ballkani

Turizmi shëndetësor: Shkojnë për t’i riparuar dhëmbët

Në Kroaci në masë vijnë të huajt për t’i rregulluar dhëmbët.

Rreth 30.000 të huaj për këtë qëllim kanë vizituar vendin, në mesin e tyre në ditë vijnë nga 150 italianë.
Sidomos vijnë në Rijekë për t’i riparuar dhëmbët. Turizmi shëndetësor është aktual para dhe pas sezonit, përcjell albinfo.ch.

Disa të huaj vijnë përsëri dhe për të vizituar dentistin dhe ka nga ta që vijnë disa herë në vit në Kroaci.

Në Itali çmimet për shërbimet dentare janë më të shtrenjta me 40%. Përveç italianëve, janë sllovenët, austriakët e gjermanët, ngase çmimet në Kroaci janë tri herë më të lira.

Të huajt në Kroaci lënë para për shpenzimet për transport, shërbimet e taksive,shkojnë në restorante dhe shumë të tjera.