Lajme
Turizëm skamnorësh
Më shumë se 200 milionë euro shpenzojnë kosovarët gjatë sezonit turistik veror. Statistikat flasin se shumica e afro 1 milion turistëve akomodohen në vendet më të afërta bregdetare.
Kosovarët zgjedhin Shqipërinë dhe Malin e Zi, përkatësisht Ulqinin. Kjo ka të bëjë me fuqinë e tyre të dobët financiare, por edhe për shkak se këto dy vende nuk kanë vendosur regjim të vizave, shkruan gazeta Koha Ditore e Prishtinës.
Është vetëm një për qind e shtetasve të Kosovës që zgjedhin Turqinë dhe bëjnë turizëm elitar. Numri i turistëve në vendet dikur të preferuara, si Bullgaria, Greqia, Kroacia, dhe vende tjera, është simbolik.
Kosovarët që shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar, kryesisht vendosen nëpër apartamente private. Pjesa më e madhe e tyre ushqimet i përgatisin vetë, ndërsa shpenzojnë shumë pak nëpër restorante dhe hotele. Kjo bën që Shqipëria të mos ketë përfitim të madh nga ky tip i turizmit, e që disa ekspertë e quajnë “të shpifur.”
As Kosova e as Shqipëria nuk kanë statistika të besueshme për numrin e kosovarëve që shkojnë për pushime, pasi aktualisht regjistrohen vetëm hyrjet dhe daljet nga shteti
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










