Bota

Turistja gjermane goditet nga rrufeja në Itali

Një turiste ka humbur jetën në Itali.

Kjo për arsye të motit të keq i cili kishte përfshirë ditën e sotme jugun e Italisë.

Viktima e parë u shënua në ishullin e Sardenjës, shkruajnë mediat vendore përcjell Albinfo.ch.

Turistja gjermane, 61 vjeçare ishte së bashku me familjarët e saj, ku edhe u godit  nga një rrufe.

Vdekja e turistes shtoi numrin e të vdekurve në Itali nga moti i keq.