Shqipëria
Turistit italian i kthehet portofoli me 6 mijë euro nga 16-vjeçari shqiptar
I kishte humbur portofoli me 6 mijë euro, gjesti i shqiptarit bëhet viral
Gjesti i mirë i të riut shqiptar u komentua në tërë Shqipërinë, teksa fillimisht efektivët e policisë së Shkodrës u shtangën, kur në dyert e komisariatit u shfaq një i ri që kërkonte të dorëzonte para, përcjell albinfo.ch.
16-vjeçari Erind Shkambaj ishte nisur si çdo fundjavë tjetër për në punë, por rrugës, gjeti një portofol në tokë.
Ai i përkiste turistit italian Claudio Perrinella, i cili ishte ndalur në fshatin e Oblikës në Shkodër, ku banon Erindi, për të blerë diçka dhe pastaj portofoli i kishte rënë nga xhepi. Në të ishin karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe një shumë prej mbi 6000 eurosh.
Para për të cilat djaloshi duhet të punojë për shumë kohë për t’i fituar. Bujaria dhe fisnikëria e 16-vjeçarit u shpërblye me vetëm 100 euro nga ana e italianit.
Erindi na tregon se në familjen e tij të gjithë janë punëtorë të thjeshtë dhe janë mësuar që çdo gjë ta fitojnë me djersë.
Siç shkruan TCH, i riu gjatë javës vazhdon shkollën e mesme, ndërsa në fundjavë punon si ndihmës kamarier në një prej restoranteve në qytet. Pasditeve stërvitet fort me ekipin e Shkodrës me ëndrrën se një dite do të bëhet portier i madh.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih