Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Takoi diasporën shqiptare në Vjenë, ministrit të Shqipërisë i kërkohet llogari nga një bashkatdhetare Një incident raportohet të ketë ndodhur në takimin që i dërguari i Partisë Socialiste për Diasporën,...
-
Shqiptarët e Zvicrës: Nga shkatërrimi e deri tek Speak@ODA
-
Arrestohet në Itali 35-vjeçari shqiptar për këtë arsye
-
Cyrih: Gërvalla sot do të mbajë takim me studentët e universiteteve të Zvicrës
-
Si do të votojnë shqiptarët në Amerikë?
Jeta në Zvicër
-
Studimi në Zvicër: Vendosni kërpudhat tuaja në diell për një rritje të vitaminës D Një studim i publikuar në vitin 2012 vlerëson se rreth gjysma e popullsisë së Zvicrës ka...
-
Votimi për zgjerimin e rrugëve ndan politikanët në Zvicër
-
A mund të kërkoni përfitime papunësie në Zvicër nëse e lini punën?
-
Pavarësisht ndalimit, telefonatat nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore nuk janë ndalur
-
Shqiptarët e Zvicrës: Nga shkatërrimi e deri tek Speak@ODA