Shqipëria
Turistët pastrojnë plazhet shqiptare
Të tjerë, ndonëse të paktë, iu bashkuan grupit për pastrimin e plazhit nga plastika dhe mbetjet e tjera urbane
Alice është një blogere e njohur angleze që prej disa kohësh jeton në Tiranë. Ajo erdhi për tri ditë në Shqipëri dhe vazhdon të qëndrojë prej muajsh këtu, e dashuruar me Shqipërinë.
Këtë të diel ajo së bashku me persona të tjerë e kaloi në plazhin e Durrësit. Jo duke pushuar, por duke pastruar mbetjet e hedhura vend e pa vend nga pushuesit ditorë.
“Po bëjmë punë vullnetare. Ne jemi anglezë, amerikanë, gjermanë, austriakë dhe shqiptarë, dhe nuk jemi këtu vetëm për të pastruar, pasi brenda 2 javësh mund të kthehet sërish në gjendjen e mëparshme, por dhe për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe ndryshuar mentalitetin e të hedhurit vend e pa vend të mbeturinat. Ata na shohin e reflektojnë”, u shpreh Alice, raporton “TCH”.
Shumë nga ata që po pushonin në plazhin e vogël të Currilave paraditen e së dielës, teksa shihnin grupin që pastronte, kanë kujtuar aksionet e detyruara vullnetare të së dielës në vitet e monizmit. Të tjerë, ndonëse të paktë, iu bashkuan grupit për pastrimin e plazhit nga plastika dhe mbetjet e tjera urbane, përcjell albinfo.ch.
“Një grup turistësh që u ndjen keq teksa na panë të punonim, u bashkuan me ne. Ne shpresojmë që edhe qeveria dhe pushteti vendor gjithashtu të reagojnë për të bërë më shumë në këtë drejtim. Njerëzit hedhin plastikën kudo, pa menduar ku përfundon. Ajo përfundon në det dhe rrezikon gjallesat detare. Peshqit e hanë dhe ne i hamë peshqit. Është një situatë e keqe”, shprehet blogerja e njohur.
Nën moton “Të bësh gjëra të vogla, me shumë dashuri”, ky grupim shoqëror synon ta shtrijë vullnetarizmin drejt qytetit të Beratit dhe liqenit të Shkodrës për periudhën në vazhdim, duke përcjellë përmes punës mesazhe të rëndësishme për të gjithë ne, në mbrojtje të mjedisit dhe jetës së përbashkët në komunitet.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’