Lajme
Turistët austriakë shpenzojnë më shumë se mesatarja e BE-së
Sipas një sondazhi të fundit, në vitin 2023 qytetarët austriakë shpenzonin shumë më shumë në udhëtime që përfshinin qëndrime gjatë natës në krahasim me qytetarin mesatar të BE-së.
Me 161 euro për natë për transport, akomodim, mallra dhe shërbime, ata u renditën në vendin e dytë, pas turistëve nga Luksemburgu, të cilët shpenzuan 183 euro. Pushuesit nga Irlanda dolën në vendin e tretë, duke shpenzuar 143 euro në ditë, siç raportohet nga Eurostat. Mesatarisht, qytetarët e BE-së shpenzuan 97,60 € – një rritje prej 11,8% krahasuar me vitin 2022, transmeton albinfo.at.
Ndër shpenzuesit më të ulët ishin pushuesit nga Greqia, Polonia dhe Republika Çeke, të cilët raportuan shpenzimet ditore midis 48 dhe 57 euro për natë, përfshirë akomodimin.
Vitin e kaluar, qytetarët e BE-së bënë 1.14 miliardë udhëtime me të paktën një natë qëndrimi, duke shënuar një rritje prej 5.7% nga viti i kaluar. Eurostat raportoi shpenzime totale prej 553 miliardë euro, që është një rritje prej 16.5% nga një vit më parë. Megjithatë, dallimet relativisht të mëdha në shpenzime vihen në perspektivë nga fakti se gati tre të katërtat e këtyre udhëtimeve (73%) ishin të brendshme, përcjell theinternational.at.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih