Lajme
Turistët amerikanë, të dehur ngecin gjithë natën në kullën Eifel
Dy turistë amerikanë në gjendje të dehur janë gjetur duke fjetur brenda Kullës Eifel. Sipas prokurorëve, ata kishin ngecur në kullë.
Dy burrat u gjetën nga rojet e sigurisë në një zonë e cila normalisht është e mbyllur për publikun midis nivelit të dytë dhe të tretë të kullës.
Burrat “duket se kanë ngecur për shkak të faktit se ishin të dehur”, thanë prokurorët e Parisit për agjencinë e lajmeve AFP, përcjell Albinfo.ch.
Një njësi e specializuar zjarrfikëse për shpëtimin e njerëzve nga lartësitë u dërgua për të gjetur 2 personat. Orari i zakonshëm i hapjes 09:00 u vonua për shkak të zbulimit të tyre në gjendje të dehur.
Ata nuk përbënin asnjë kërcënim, tha Sete, operatori publik i Kullës Eiffel.
Të dy u morën në pyetje nga policia në Paris, ndërsa Sete tha se do të bënte një kallëzim penal.
Kjo ngjarje vjen pasi dy lajmet për bombë në kullë detyruan që monumenti të evakuohej dy herë në të njëjtën ditë.
Sipas BBC, policia franceze ka nisur një hetim pas kërcënimeve të rreme me bombë janë bërë përmes postimeve në një faqe lojrash dhe një platforme për kontakte online mes qytetarëve dhe policisë.
Kulla Eifel, e cila u ndërtua në vitet 1880 dhe qëndron në 300 m, tërhoqi 5.8 milionë vizitorë vitin e kaluar./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025