Bota
Turbulencat e aeroplanit, lëndohen 37 persona
Ndryshe, turbulenca e ajrit ndodh në qiej të kthjellët, pa ndonjë indikacion vizual si retë
Së paku 37 persona janë lënduar pasi një fluturim i kompanisë Air Canada kaloi nëpër një turbulencë të rëndë ajri.
Aeroplani që kishte rreth 284 persona në bord, po udhëtonte nga Vancouver për në Sidnej, por u desh të devijonte në Hawai.
Kompania ajrore shpjegoi se “Avioni Beoing 777-200 hasi në turbulencë të papritur ajri, rreth dy orë larg Havajit”, përcjell rtv21.tv.
Kompania Air Canada tha se stafi mjekësor i ka kontrolluar të lënduarit me të arritur në aeroportin Honolulu.
Alex Macdonald, nga Brisbane tha për CBC News se pasagjerët në bord ishin shumë të tronditur. “Pashë njerëzit përpara meje duke goditur me bagazhet që ndodheshin sipër dhe pastaj duke u përplasur në vendet e tyre”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, turbulenca e ajrit ndodh në qiej të kthjellët, pa ndonjë indikacion vizual si retë. Ajo shkaktohet kur masat e ajrit, që lëvizin me shpejtësi të ndryshme, takohen. Turbulenca nuk mund të identifikohet me sy të lirë ose radar konvencional.
https://www.youtube.com/watch?v=VwWk7MaK_eE
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën