Lajme

Tuneli i Gubristit mbyllet në të dy drejtimet

Tuneli i Gubristit është mbyllur në të dy drejtimet pasditen e sotme, teksa shkak për këtë është bërë një zjarr. Videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë një makinë me tym të dendur që del prej saj.

Policia kantonale e Cyrihut do të konfirmojë një incident përkatës sipas kërkesës. Pas tunelit në drejtim të Bernës është djegur një makinë, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.

Deri më tani, nga policia nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa fillimisht tuneli u mbyll në të dy drejtimet – ndërkohë, tubi drejt St. Gallen është rihapur.