Kosova

Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në territorin gjerman.

Përmes një postimi në platformën ‘X’ Rohde ka bërë të ditur se ka informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren specifike në Gjermani.

Sipas Rohde, leja në përgjithësi nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës.

“Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ne kemi informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren tonë specifike. Kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane. Leja në përgjithësi nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës”, ka shkruar Rohde