Lajme
Bruksel: Tubim në nderim të grave shqiptare dhe kundër dhunës ndaj tyre
Po ashtu mbahet edhe një protestë paqësore kundër dhunës së ushtruar mbi shqiptarët. Fillimi, nga ora 14.00
Me organizim të Lëvizjes Popullore të Kosovës (Zvicër e Gjermani) dhe në bashkëpunim me disa shoqata shqiptare në Belgjikë, me rastin ditës së Grave, 08. Marsit, në Place-du-Luxembourg të Kryeqendrës së BE-së, në Bruksel mbahet tubim Përkujtimor për nderimin e Grave dhe vajzave shqiptare.
Tubimi mbahet me fillim në orën 14.00.
Organizatori, në njoftimin e tij thekson se ky tubim mbahet sidomos për gratë e familjes Jasharaj, të cilat nën dhunën dhe masakrat serbe të datave: 5, 6 dhe 7 , Mars 1998 në Prekaz e Kosovë, ranë heroikisht sypatrembur në altarin e lirisë.
Më tutje në njoftim thuhet se në të njëjtën kohë mbahet edhe një Protestë paqësore, lidhur me dhunën e ushtruar mbi shqiptarët në viset ku ata jetojnë që nga lashtësia e tyre, e të cilët ende janë të pushtuar nga pushtetet diskriminuese të huaja, si ato të Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të zi dhe Greqisë.
“Kjo dhunë e ushtruar madje edhe sot në mënyrë permanente mbi shqiptarët, nga të njëjtat pushtete, vazhdon ende të jetë Golgota shqiptare në trojet e tyre autoktone! Ta ngremë zërin tonë të arsyes, për të ndaluar dhunën sistematike ndaj popullit të mbetur nën pushtim të huaj, me kërkesën që atyre t’ju pranohen të drejtat bazë, si: të jetojnë, të frymojnë dhe të prosperojn në gjuhen e vet amtare shqipe, është gjëja minimale që duhet kërkuar pareshtur edhe përballë BE-së dhe mbarë botes!”, thuhet veç tjerash në njoftimin e Këshillit Organizativ të LPK-së.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










