Integrimi
Tryezë për rolin e diasporës në zhvillim
Nga organizatat shqiptare, të ftuara për pjesëmarrje në këtë tryezë janë albinfo.ch (Lozanë & Zürich), Eciks (Vjenë), Integrative Deutsch-Albanische Gesellschaft (Essen), Philoxenia (Romë)
Një tryezë e rrumbullakët lidhur me migracionin ka filluar të enjten dhe do të vazhdojë edhe të premten në Eschborn të Gjermanisë. Ajo është duke u mbajtur në kuadër të dialogut të pritshëm të nivelit të lartë të OKB-së (HLD) për Migracionin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar.
Tryezën e organizon një partneritet i gjerë në mes të ICMPD, DEZA-n (Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim) Qendra për Migracion Ndërkombëtar dhe Zhvillim. Bëhet fjalë për një operacion të përbashkët të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar –GIZ). Po ashtu edhe Agjencia Federale gjermane e Punësimit (BA)) dhe Komisioni Ndërkombëtar Katolik i Migrimit (ICMC) janë në mbështetje të kësaj tryeze.
Ky aktivitet dyditësh synon të promovojë rolin e diasporës si një aktor për zhvillimin social dhe ekonomik, veçanërisht në dritën e Axhendës së Zhvillimit post 2015. Ajo do të bëjë bashkë përfaqësues të grupeve të diasporës nga Afrika, Evropa, Lindja e Mesme, Azia dhe Amerika Latine. Tema që po diskutohet lidhet me migracionin ndërkombëtar, zhvillimin e qëndrueshëm dhe kornizën zhvillimore post-2015. Ajo synon po ashtu të formulojë rekomandime për fushat kyçe për dialogun që do të zhvillohet në dëgjimet joformale brenda OKB me OJQ-të, shoqërinë civile dhe sektorin privat.
Nga organizatat shqiptare, të ftuara për pjesëmarrje në këtë tryezë janë albinfo.ch (Lozanë & Zürich), Eciks (Vjenë), Integrative Deutsch-Albanische Gesellschaft (Essen), Philoxenia (Romë).
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik