Gruaja

Tryezë debati mbi islamin në Kantonin e Cyrihut

Rreth islamit bëhet shumë fjalë por si jetojnë në të vërtetë myslimanet dhe myslimanët në Kantonin e Cyrihut? Çfarë politike të integrimit udhëheq Qeveria Kantonale në kërë fushë? Si qëndron puna me të drejtat e grave në islam? Podiumi ynë i përbërë nga panelistë shumë cilësorë, përpiqet që në Ditën e Grave të gjejë përgjigjet për këto pyetje. Vizitojeni së bashku me ne xhaminë e Bashkësisë Islame Shqiptare  dhe merrni pjesë në lutjen e mbrëmjes.

Pjesëmarrës në debat: Jacqueline Fehr, nga ekzekutivi i Kantonit; Muris Begovic, përfaqësues i Bashkësisë së Organizatave Islamike në Kantonin e Cyrihut; Blerta Kamberi, myslimane dhe studiuese e islamit; Sumejja Medii-Bilali, përfaqësuese e Moschee IAG, kryetare e Shoqatës së Studentëve Myslimanë MSAZ; Jean-Daniel Strub, moderator (kandidat për Parlamentin Kantonal dhe asambleist i qytetit të Cyrihut nga SP.

Programi:

Vizita në xhami

Koha: 8 mars, ora 18.00

Vendi: Bashkësia Islamike Shqiptare, (Islamisch-Albanische Gemeinschaft) Rautistrasse 58, 8048 Zürich, (kati i tretë)

——————

Debati: Ora 19.00

Vendi: F&F Schule, Flurstrasse 89, 8047, Zürich.

Nga ora 21 do të ketë një apero

(Foto:Ilustrim)