Lajme
Trumpi thotë se kriza me koronavirusin në SHBA mund të zgjasë tërë verën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë të hënën se kriza e lidhur me koronavirusin mund të zgjasë deri në fund të verës, apo edhe më gjatë.
Ai ka thënë se gjatë pesëmbëdhjetë ditëve në vijim, amerikanët nuk duhet të mblidhen nëpër grupe prej më shumë se dhjetë personave dhe duhet t’i shmangin restoranet.
Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, i pari i SHBA-së ka thënë se shteti po përballet me një “armik të padukshëm” që është “tejet infektues”.
SHBA-ja deri më tani ka pasur 4.100 të infektuar dhe 71 të vdekur, raporton BBC.
I pyetur se sa do të gjasë kjo gjendje, Trumpi u ka thënë gazetarëve të hënën: “Po flitet për korrikun dhe gushtin, pra mund të jetë kjo periudha kur kalon”, ka thënë ai, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?