Lajme

Trumpi thotë se i është nënshtruar testit për koronavirus

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar të shtunën se ai i është nënshtruar testit për koronavirus, por se temperatura e tij ishte “totalisht normale”, teksa e ka përfshirë edhe Britaninë dhe Irlandën në ndalesën e udhëtimit për në SHBA, në përpjekjen për ndalimin e pandemisë.

Pasi që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë ndërmorën hapin e paprecedent të kontrollimit të temperaturës së gazetarëve që hynin në sallën për konferenca, Trumpi ka thënë se është testuar të premten mbrëma dhe se i pret rezultatet “në një apo dy ditë”, raporton Reuters, përcjell Albinfo.ch