Bota
Trumpi pret futbollistët, u blen hamburgerë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka festuar me ushqim të shpejtë në Shtëpinë e Bardhë, duke pritur stafin e ekipit kombëtar të futbollit të kolegjit Clemson Tigers, pas mbylljes së pjesshme të qeverisë.
“Për shkak të mbylljes së qeverisë… dolëm dhe urdhëruam ushqimin amerikan të shpejtë të paguar nga unë”, u tha ai gazetarëve.
Pjesa më e madhe e qeverisë federale është jashtë funksionit për shkak të mbylljes, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka prekur rreth 800,000 punonjës të sektorit publik, duke përfshirë stafin e qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, të cilët kanë qenë në pushim të detyrueshëm ose duke punuar pa pagesë për një rekord prej 24 ditësh. Presidenti Trump po refuzon të miratojë një buxhet federal nëse nuk përfshin fonde për një mur përgjatë kufirit meksikan, por demokratët e kanë refuzuar kërkesën e tij për 5.7 miliardë dollarë. Rreth një e katërta e qeverisë federale do të mbetet e mbyllur dhe punonjësit, si kontrollorët e trafikut ajror dhe agjentët e shërbimit sekret, do të vazhdojnë të punojnë pa pagesë derisa të arrihet një plan i shpenzimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim