Kosova

Trumpi nënshkruan urdhrin për “riformësim të Ushtrisë”

Së fundmi, presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar katër urdhra ekzekutivë, që, sipas tij, do ta riformësojnë ushtrinë amerikane. Ndër vendimet është ndalimi i formulimit të politikave për pjesëtarët trasngjinorë në forcat ushtarake amerikane, por se kjo nuk përbën përjashtim të menjëhershëm.

Tjetri vendim është rikthimi i më shumë se 8000 shërbyesve që ishin larguar për shkak të refuzimit të vaksinimit ndaj COVID-19.

I treti vendim është ndalimi i iniciativave për diveristet, barazi dhe përfshirje në ushtri. Kjo nënkupton se s’do të ketë avantazhe bazuar në raca apo gjini, për t’u futur në ushtri.

Vendimi i katërt është ndërtimi i një sistemi ajror të mbrojtjes, “Iron Dome” amerikan – i ngjashëm me atë që e ka Izraeli.

Urdhrat janë nënshkruar nga Trumpi gjatë një fluturimi që pati të hënën vonë.