Kosova
Trumpi i jep detyrë të re Grenellit
Para pak orësh, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenellin, besnikun e tij që ka shërbyer në disa pozita në administratë, që ta udhëheqë Qendrën “Kennedy” për arte skenike, në Washington, përcjell albinfo.ch.
Vendimi u mor pak pasi Trumpi e caktoi veten kryeshef të qendrës kulturore.
“Jam i lumtur të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Qendrës ‘Kennedy’. Ric ndan vizionin tim për epokë të artë të arteve dhe kulturës amerikane dhe do t’i mbikëqyrë operacionet e përditshme të Qendrës”, ka shkruar Trump në Truth Social. “S’ka më ‘show drag’ apo propaganda tjera anti-amerikane – veç më të mirat. Ric, mirë se vjen!”
Trumpi të premten njoftoi për shkarkimin e bordit të kësaj qendre dhe se vetë do të jetë kryeshef.
Grenelli aktualisht po shërben edhe si emisar për misione të veçanta të Trumpit, rol që e shpiu së fundmi në Venezuelë me qëllim në lirimin e disa amerikanëve të mbajtur atje. Po ashtu ka shërbyer edhe si përfaqësues i administratës Trump në Kaliforni, në përpjekjet e shtetit për këndellje nga zjarret në Los Angeles.
Qendra “Kennedy”, e emëruar me emrin e ish-presidentit John F. Kennedy, mban mijëra ngjarje çdo vit dhe është shtëpia e Orkestrës Simfonike Kombëtare dhe Operës Kombëtare të Washingtonit.
Trumpi edhe në të kaluarën ka pasur telashe me këtë qendër.
E hapur në vitin 1971, kjo qendër është një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në Shtetet e Bashkuara dhe një memorial zyrtar për presidentin John F. Kennedy.
Aty mbahen shfaqje teatrore, opera, balet, koncerte simfonike dhe muzikë bashkëkohore. Gjithashtu, çdo vit ndan Kennedy Center Honors, një çmim prestigjioz për artistë të shquar që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në artet skenike.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













