Bota
Trump zhvleftëson lirën, Erdogan në kërkim të miqve tjerë
Lira turke ka rënë me më shumë se 20 për qind kundrejt dollarit, ndërsa nga fillimi i vitit për 40 përqind, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi tarifat e reja në mesin e një mosmarrëveshjeje gjithnjë e më të madhe mes Uashingtonit e Ankarasë, të shkaktuar së fundi prej burgosjes së pastorit amerikan Andrev Brunson.
Turqia po përballet me një krizë ekonomike, pasi Donald Trump njoftoi dyfishimin e tarifave të importeve amerikane të çelikut dhe aluminit nga Turqia, duke nxitur edhe më shumë rënien e lirë të monedhës turke lira, si dhe rënie të tregjeve financiare. Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se tarifa e re doganore për çelikun që e importon nga Turqia do gjejë zbatim të tërësishëm nga 13 gushti
“Për të zvogëluar importin e çelikut dhe rritjen e përdorimit të kapacitetit vendor, kam vendosur që mbi tarifën doganore të çelikut të importuar nga Turqia të aplikohet një rritje prej 50 për qind duke filluar nga 13 gushti,” shkruan në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Ndërsa në deklaratën e Departamentit Amerikan të Tregtisë ku janë përcjell deklaratat e sekretarit Wilbur Ross, është ritheksuar se presidenti Trump ka rritur tarifën doganore prej 25 për qind në 50 për qind për çelikun e importuar nga Turqia.
Lira turke ka rënë me më shumë se 20 për qind kundrejt dollarit, ndërsa nga fillimi i vitit për 40 përqind, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi tarifat e reja në mesin e një mosmarrëveshjeje gjithnjë e më të madhe mes Uashingtonit e Ankarasë, të shkaktuar së fundi prej burgosjes së pastorit amerikan Andrev Brunson.
Ndërkohë, Ministria turke e Tregtisë kishte theksuar se tarifat e reja të SHBA-ve mbi Turqinë janë kundër rregullave të vendosura nga Organizata Botërore e Tregtisë.
“Turqia, duke përcaktuar dhe zbatuar politikën e saj tregtare në përputhje me Organizatën Botërore të Tregtisë, pret që vendet e tjera anëtare të jenë në përputhje me rregullat ndërkombëtare”, thuhet nga ministria në një deklaratë për shtyp.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka shkruar një artikull për New York Times, ku pasi sqaron bashkëpunimin e ngushtë mes të dyja vendeve përgjatë disa dekadave dhe gjatë Luftës së Ftohtë, shtoi se me sankcionet e reja “partneriteti mes Turqisë dhe SHBA-së është ne rrezik” dhe se Turqia do shikojë “partnerë të ri” – duke lënë të kuptohet Rusia dhe Kina.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim