Lajme
Trump – Zelensky shkëmbime të ashpra gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë

Dy presidentët u përplasën në mënyrë të vazhdueshme ndërsa Presidenti Zelensky i kërkoi Presidentit Trump të jetë i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa zoti Trump e paralajmeroi atë me tërheqje të mbështetjes amerikane.
Dy udhëheqësit pritej të nënshkruanin një marrëveshje që do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të konsiderueshme tek mineralet kritike të Ukrainës. Megjithatë, Presidenti Zelensky e sfidoi hapur zotin Trump për zbutje të qëndrimit ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
Presidenti Zelensky kundërshtoi argumentet e zotit Trump se qytetet ukrainase janë kthyer në rrënoja nga lufta tre vjeçare. Presidenti Trump theksoi se udhëheqësi rus Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje.
Por Presidenti Zelensky i tha zotit Trump se zotimeve për paqe të Presidentit rus Vladimir Putin nuk mund t’u besohet, duke renditur rastet kur udhëheqësi rus ka dalë nga fjala. Zoti Trump tha se Putini nuk i ka shkelur marrëveshjet me të.
“Duhet të jesh më mirënjohës”, “po luan me zjarr me Luftën e Tretë Botërore”, i tha Presidenti amerikan homolugn Zelenski.
Zoti Trump e kritikoi presidentin ukrainas, pasi Nënpresidenti JD Vance, njëri prej zërave më skeptik të administratës ndaj Ukrainës, i tha Zelenskyt se po tregonte mungesë respekti, duke debatuar me zotin Trump në Zyren Ovale para mediave amerikane.
“A ke thënë të paktën një herë ‘falemnderit’?, e pyeti Nënpresidenti Vance yotin Zelensky.
Presidenti Donald Trump i tha Presidentit Zelensky se ose duhej të bënte një marrëveshje, ose Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdonin ta mbështesnin më tej.
Presidenti Zelensky i kërkoi homologut amerikan Trump që të “mos bënte kompromise me një vrasës”, duke iu referuar udhëheqësit rus.
Presidenti Zelensky, i cili mori armatime me vlerë prej miliarda dollarësh dhe mbështetje morale amerikane nga administrata Biden për luftën kundër Rusisë, po përballet me një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga administrata Trump. Presidenti amerikan dëshiron përfundimin e shpejtë të luftës trevjeçare, përmirësimin e lidhjeve me Rusinë dhe rikuperimin e parave të shpenzuara për të mbështetur Ukrainën. /VOA
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët