Lajme
Trump zbut tonet ndaj emigrantëve, u ofron para e bileta avioni për largime vullnetare
Në një kthesë të papritur nga retorika e tij e ashpër ndaj emigracionit të paligjshëm, presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar një program vetëdeportimi që përfshin ndihmë financiare dhe bileta ajrore për emigrantët ilegalë që zgjedhin të largohen vetë nga SHBA.
Në një intervistë për rrjetin “Fox Noticias”, Trump u shpreh se prioritet i administratës së tij mbetet largimi i “vrasësve” dhe kriminelëve nga territori amerikan. Por për pjesën tjetër të emigrantëve pa dokumente, presidenti deklaroi se do të zbatojë një qasje më të butë, transmeton albinfo.ch.
“Ne do t’u japim atyre disa para dhe një biletë avioni,” u shpreh Trump. “Nëse janë njerëz të mirë, do të punojmë që ata të kthehen përsëri në mënyrë të ligjshme.”
Trump theksoi gjithashtu nevojën për punëtorë në sektorë të caktuar si hotelet dhe fermat, duke nënvizuar se vendi ka nevojë për fuqi punëtore të besueshme.
“Po e bëjmë vetëdeportimin më njerëzor,” tha ai. “Dhe po ndërtojmë ura për ata që duan të kthehen ligjërisht.”
Ky propozim i ri vjen në një kohë kur debati për emigracionin në SHBA është gjithnjë e më i ashpër dhe mund të sinjalizojë një përpjekje për të zbutur imazhin e administratës përballë votuesve të moderuar.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











