Bota

Trump: Trupat evropiane në Ukrainë, vetëm si mbikëqyrëse të armëpushimit

Donald Trump dëshiron të shohë trupa evropiane në Ukrainë për të monitoruar armëpushimin.

Por, presidenti i ri amerikan ende nuk ka një plan konkret, sipas burimeve të The Wall Street Journal.

Në një takim në Paris më 7 dhjetor, Trump raportohet t’u ketë thënë homologëve ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe francez, Emmanuel Macron, se nuk e mbështeste anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Lexo po ashtu:

Macron ka një plan për paqe, “dërgimin e 40 mijë trupave në Ukrainë”
Megjithatë, ai do të dëshironte të shihte një Ukrainë të fortë dhe të armatosur mirë pas ndërprerjes së armiqësive.

Në të njëjtën kohë, Trump beson se Evropa duhet të luajë një rol të madh në mbrojtjen e Ukrainës, gjegjësisht trupat evropiane të ishin të pranishme në vend – për të monitoruar armëpushimin.

Por, trupat amerikane nuk do të përfshihen në këtë vendim.

Ndryshe, Zelensky kishte deklaruar se do të pranonte që përkohësisht të heqë dorë nga territoret që i ka pushtuar Rusia në shkëmbim të hyrjes në NATO.