Lajme

SHBA: Planifikohet rikthimi i jetës normale në fund të prillit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zbuluar ku do të bazohet për të marrë vendimin e rëndësishëm për rikthimin e jetës normale në SHBA.

Përveç fakteve dhe bisedave me profesionistë, edhe instinkti do të luajë një rol të madh.

Në një bisedë telefonike për “Fox News” të shtunën, presidenti tha: “Unë mendoj se do të jetë vendimi më i vështirë që do të marr ndonjëherë. Shpresoj që do të marr vendimin e duhur. Unë do të bazohem tek njerëz shumë të zgjuar, shumë profesionistë, mjekë dhe drejtues biznesi. Ka shumë gjëra që duhet të përfshihen në një vendim të tillë. Dhe do të bazohet në fakte e instinkte”.

Trump i ka zgjatur masat shtrënguese deri më 30 prill, por kishte menduar që t’i lironte para Pashkëve.

Reagimi i fortë i mjekëve dhe ekspertëve e bënë që të ndryshonte mendim. SHBA është kthyer në epiqendrën e re të koronavirusit, i cili ka marrë jetën e më shumë se 20 mijë personave.