Lajme
Trump: Nuk largohemi nga NATO
Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të qëndrojë në aleancën ushtarake të NATO-s dhe do t`i vijë në ndihmë një anëtari të bllokut nëse ata sulmohen për aq kohë sa vendet e tjera “luajnë drejt”.
‘NATO duhet ta trajtojë SHBA-në me drejtësi, sepse nëse nuk është për Shtetet e Bashkuara, NATO fjalë për fjalë as nuk ekziston”, tha Trump për GB News.
Trump më parë shkaktoi polemika kur tha se do të lejonte Rusinë të bënte “çfarëdo dreqin të duan” ndaj çdo vendi të NATO-s që nuk përmbush kriteret e shpenzimeve të mbrojtjes.
Sipas nenit 5 të traktatit të anëtarësimit të NATO-s, ata brenda aleancës janë të detyruar të ndihmojnë shtetet e tjera anëtare nëse sulmohen nga një komb armiqësor.
Kur u pyet nëse SHBA nën udhëheqjen e tij të ardhshme të mundshme do ta përmbushin këtë angazhim, zoti Trump tha: “Po. Por ju e dini, Shtetet e Bashkuara duhet të paguajnë pjesën e duhur, jo pjesën e drejtë të të gjithëve. Ne kemi një oqean mes disa problemeve, ne kemi një oqean të bukur të madh, të bukur, [NATO] është më e rëndësishme për [vendet evropiane], ata do të përfitojnë’, tha ai.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik