Kosova
Trump: Mezi pres ta vizitoj Kosovën
Shefi i shtetit më të fuqishëm në botë mezi pret ta vizitojë Kosovën.
Donald Trump tha se ai mund ta vizitojë Kosovën së shpejti. Një deklaratë të tillë ai e bëri pak para nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike me Kosovën dhe Serbinë në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë mezi pres që të shoh Serbinë dhe Kosovën që të ecin përpara derisa punojmë së bashku në bashkëpunimin ekonomik në rajon. Mezi pres që të vizitoj të dyja vendet në të ardhmen jo shumë të largët, por tani në Amerikë është duke u zhvilluar kampanja presidenciale që mendoj se është më mirë t’i kushtoj pak më shumë kohë. Por, ne mezi presim që të ndodhë”.
Presidenti amerikan tha edhe fjalët më të mira për dy udhëheqësit ballkanikë që sot me ndërmjetësimin e tij nënshkruan një marrëveshje ekonomike që vetë ai e cilësoi historike.
“Liderë të mëdhenj” që kanë bërë vendin e tyre krenar, i cilësoi ai Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të cilin e quajti gabimisht Presidenti i Kosovës.
“Është një trimëri e jashtëzakonshme nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, dy njerëz shumë të respektuar, që kanë filluar këto bisedime dhe që kanë ardhur në Washington për të finalizuar këto zotime. Duke vepruar kështu, ata kanë bërë vendet e tyre, ashtu si edhe Ballkanin, një zonë të mrekullueshme të një nga vendeve më të bukura në botë. Por, ata e bënë edhe botën më të sigurt”.
“Ne jemi shumë krenarë për këta dy liderë të mëdhenj dhe që e kryem këtë marrëveshje, por më me rëndësi është që populli i tyre është krenar me ta. Është me të vërtetë historike”.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim