Lajme
Trump kundër emigrantëve: Po e helmojnë gjakun e vendit
Donald Trump ka mbajtur sërish një qëndrim të ashpër përballë emigrantëve. Në një takim në New Hampshire, ai tha se amerikanët do duhet të ngrihen në protestë pasi emigrantët po “helmojnë gjakun e vendit tonë”.
“Po helmojnë gjakun e vendit tonë. Kjo është ajo që ata kanë bërë”, tha Trump para turmës.
Kjo nuk është hera e parë që Trump përdor këtë gjuhë përballë emigrantëve. Aso kohe presidenti aktual Joe Bide tha se kjo është një gjuhë që s’duhet lejuar të përdoret.
“Trump foli kohët e fundit se: ‘Gjaku i Amerikës po helmohet’… Përsëri, i bën jehonë të njëjtave fraza të përdorura në Gjermaninë naziste”, tha Biden në atë kohë.
CNN ka raportuar se nëse ish-presidenti fiton sërish në vitin 2024, ai planifikon të zgjerojë politikat e vijës së ashpër të imigracionit siç bëri në mandatin e tij të parë. Planet e tij thuhet se përfshijnë vendosjen e emigrantëve pa dokumente që tashmë jetojnë në SHBA në kampe ndalimi, me qëllim për t’i dëbuar në fund
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!