Lajme
Trump kërcënon punonjësit federal me largim nga puna nëse nuk mbështesin agjendën e tij
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar një masë të re që synon riklasifikimin e dhjetëra mijëra punonjësve federalë si “punonjës sipas nevojës”, në një kategori që do t’u mundësojë agjencive federale t’i shkarkojnë ata që nuk ndjekin agjendën e tij politike.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump njoftoi se, me urdhër ekzekutiv të tij, Zyra e Menaxhimit të Personelit do të nxjerrë rregullore të reja që do të prekin punonjësit e karrierës që merren me çështje politike. Këta punonjës do të kategorizohen si “politikë programi/karrierë” dhe do të mbahen sipas standardeve më të larta të sjelljes dhe performancës.
Kjo lëvizje vazhdon e zgjeron iniciativën e mëparshme të Trumpit, “Schedule F” (Programi F), e cila synon t’u heqë mbrojtjen e shërbimit civil roleve të lidhura me hartimin dhe zbatimin e politikave. Rregulli i ri do të prekë rreth 50 000 punonjës, që përfaqësojnë afërsisht 2 % të fuqisë punëtore federale, transmeton albinfo.ch.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, ndryshimi do t’u mundësojë agjencive shkarkimin e punonjësve pa ndjekur procedura të gjata, duke u përqendruar tek ata që janë të përfshirë në hartimin dhe mbrojtjen e politikave. Trump theksoi se punonjësit që refuzojnë të ndjekin interesat politike të presidentit, apo bien ndesh me standardet e sjelljes, nuk duhet të mbeten në administratë.
Në përfundim, Trump shtoi se kjo masë do të ndihmojë në administrimin e qeverisë federale si një “biznes”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor










