Bota
Trump kërcënon Iranin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump paralajmëroi Iranin të mërkurën se do të ndeshej me “pasoja shumë të rënda” nëse do të fillonte prodhimin e armëve bërthamore pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtar e vitit 2015, që kishte si qëllim ndalimin e programit bërthamor të Teheranit.
Në komentet që bëri në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara “brenda një periudhe të shkurtër kohore” do të vendosin sanksionet ekonomike ndaj Iranit, në një përpjekje për të detyruar Teheranin që të negociojë kushte të reja mbi marrëveshjen, provat e tij me raketa balistike dhe praninë ushtarake në Siri, Jemen dhe rajone të tjera në Lindjen e Mesme, përcjell albinfo.ch.
Presidenti amerikan akuzoi Iranin për krijimin e “skenave destabilizuese dhe vdekjeprurëse” në rajon.
“Ne do të arrijmë një marrëveshje shumë të mirë ose nuk do të ketë fare marrëveshje”, tha ai.
Presidenti Trump vazhdoi ta sulmonte marrëveshjen bërthamore që Teherani arriti me Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e paraardhësit të tij, Barak Obama, duke e quajtur atë një “marrëveshje të tmerrshme që nuk duhet të ishte bërë kurrë”.
Komentet e Presidentit Trump erdhën pak kohë pasi pesë fuqitë e tjera nënshkruese: Gjermania, Britania, Franca, Rusia dhe Kina shprehën përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik