Lajme
Trump, ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet në gjykatë federale
Donald Trump është akuzuar për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Florida pas largimit nga detyra. Zhvillimi i jashtëzakonshëm e bën atë ish-presidentin e parë në historinë amerikane që përballet me akuza penale nga qeveria federale. Aktakuza mbart pasoja të rënda ligjore, duke përfshirë mundësinë e burgimit nëse ai dënohet. Por ajo mbart gjithashtu implikime të mëdha politike, duke ndryshuar potencialisht zgjedhjet presidenciale mes kandidatëve republikanë, ku Donald Trumpi deri tani vazhdon të jetë kandidati kryesor.Një juri e madhe federale në shtetin jugor të Floridas paditi ish-presidentin Donald Trump të enjten për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.Departamenti i Drejtësisë informoi avokatët e Trump-it për aktakuzën dhe ish presidenti e konfirmoi atë në platformën e tij të mediave sociale.
“Ndjej shumë trishtim që jemi një komb në rënie dhe megjithatë ata shkojnë pas një presidenti popullor, një presidenti që mori më shumë vota se çdo president në historinë e vendit tonë, me rezultate më të mira herën e dytë në zgjedhje sesa herën e parë. Ata po më ndjekin me një tjetër mashtrim, për materialet e klasifikuara, njëlloj si me mashtrimin ‘Rusia, Rusia, Rusia’. Ka shtatë vjet që më ndjekin. Ata nuk mund të ndalen dhe kjo është ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë. Asnjëherë nuk ka ndodhur diçka si kjo më parë. Unë jam një njeri i pafajshëm. Unë jam një person i pafajshëm”, tha ish presidenti.
Avokati i zotit Trump, James Trusty i tha rrjetit CNN se akuzat përfshijnë mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare, pengim të drejtësisë, deklarata të rreme dhe konspiracion.
Ish-presidenti thotë se ai pritet të paraqitet në gjykatën federale në Majami të martën pasdite. Një person i njohur me këtë çështje i tha agjencisë AP se padia përmban 7 akuza.
Trumpi bëhet kështu ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet në gjykatë federale./VOA
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje