Lajme
Trump i thotë BE-së të rrisë importet e energjisë nga SHBA ose të përballet me tarifa
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar BE-në me tarifa të reja nëse blloku nuk importon më shumë naftë dhe gaz amerikan.
“I thashë Bashkimit Evropian se ata duhet të plotësojnë deficitin e tyre të jashtëzakonshëm me Shtetet e Bashkuara me blerjen në shkallë të gjerë të naftës dhe gazit tonë”, tha Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social” të premten.
“Përndryshe është TARIFA gjer në fund!!!”
Sipas të dhënave të qeverisë amerikane, BE-ja është tashmë blerësi më i madh i eksporteve të energjisë amerikane.
Trump është zotuar të vendosë tarifa të mëdha ndaj tre prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara – Kanadasë, Meksikës dhe Kinës – kur të marrë detyrën më 20 janar. Një veprim i tillë i gjerë mund të ketë implikime të mëdha për ekonominë globale.
Ai ka thënë gjithashtu se Evropa mund të presë të paguajë një çmim me mallrat që eksporton në SHBA nëse nuk bën më shumë për të mbyllur hendekun tregtar me Uashingtonin.
Vitin e kaluar, SHBA kishte një deficit tregtar të mallrave me BE-në prej 155.8 miliardë euro (161.9 miliardë dollarë). Megjithatë, në shërbime, ajo kishte një suficit prej 104 miliardë eurosh, sipas zyrës së statistikave të BE-së, Eurostat.
Eksportet nga BE dominohen nga Gjermania, ku mallrat kryesore janë makinat, makineritë dhe kimikatet.
Trump argumenton se rritja e tarifave për mallrat nga vendet e tjera do të ndihmonte kompanitë amerikane të prodhojnë më shumë brenda vendit dhe të krijojnë më shumë vende pune.
BE-ja po kërkon të shmangë një konflikt tregtar me SHBA-në nën administratën e ardhshme të Trump.
Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, tha të premten se ishte i hapur për bisedime me presidentin e zgjedhur se si të forcohej ajo që ai e përshkroi si një marrëdhënie tashmë të fortë.
“BE-ja është e përkushtuar të heqë gradualisht importet e energjisë nga Rusia dhe të diversifikojë burimet tona të furnizimit”, tha një zëdhënës, ndërsa vuri në dukje se SHBA-ja gëzon gjithashtu “një suficit të konsiderueshëm të tregtisë së shërbimeve kundrejt BE-së”.
BE-ja ka rritur në mënyrë dramatike blerjet e saj të naftës dhe gazit amerikan që kur vendosi të shkurtojë varësinë nga energjia ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.
Në tremujorin e parë të vitit 2024, SHBA-ja furnizoi 47% të importeve të gazit natyror të lëngshëm të bllokut dhe 17% të importeve të naftës, sipas të dhënave të Eurostat./DW
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15- ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetë dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë kërkuar nga qytetarët që janë të sëmurë, së pari të...
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?
-
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme dypalëshe