Kosova
Trump, i pari ish-president amerikan që do të përballet me akuza penale
Raportohet se ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të përballet me akuzat penale për pagesat që i janë bërë një ylli pornografik për heshtjen e saj pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, përcjell albinfo.ch.
Kanë qenë të shumtë anëtarët e gjykatës, të cilët kanë votuar për ta paditur atë, pasi kanë hetuar një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin pornografik, Stormy Daniels, në një përpjekje për të blerë heshtjen e saj për një aferë të dyshuar.
Nga ana tjetër, Trump ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë. Ai është i pari ish-president amerikan që përballet me një akuzë penale.
Ish-presidenti Trump pritet të dalë në gjykatë të martën e ardhshme. Aktakuza do t’i komunikohet në seancë që pritet të zgjasë 10-15 minuta.
Juria e madhe në Manhatan votoi duke i hapur kështu dritën jeshile për ngritjen e padisë ndaj Trump, i cili akuzohet për pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e dy grave lidhur me pretendimet për marrëdhënie jashtëmartesore.
Hetimi i prokurorit u përqendrua tek paratë e paguara aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels dhe ish-modeles së revistës “Playboy”, Karen McDougal, për të cilat ai druhej se do t’i shprehnin publikisht pretendimet se kishin pasur marrëdhënie intime me të.
Ngritja e padisë ka të ngjarë të nxisë kritikët që thonë se Trump bëri manipulime deri në marrjen e Shtëpisë e Bardhë, por nga ana tjetër, kjo do të angazhojë mbështetësit e tij, të cilët thonë se republikani po vihet padrejtësisht në shënjestër nga një prokuror demokrat.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë Pas Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë mërgatën në Francë, përcjell albinfo.ch. Lajmi...
-
Ekspozitë e autorit Alan Chin me fotografi nga lufta e Kosovës
-
Shpërndahen tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e diasporës në Hamburg dhe Schleswig Holstein
-
Gjermania do ta zgjidhë problemin e regjistrimit të kosovarëve si shtetas të Serbisë
-
Frankfurt, hapet panairi i librit, i pranishëm edhe shteti i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk i pranon të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë Zvicra mbetet joaktive kur bëhet fjalë për detyrimet e kujdesit të duhur për filialet. Ka kritika...
-
Nestlé ul objektivin e rritjes mes kërkesës së dobët të konsumatorëve
-
Lucern: Ylfete Fanaj pret në takim ambasadorin Latifi
-
Bisedimet me BE-në po shkojnë mirë, por ka disa pika të jashtëzakonshme
-
Partia kundër mbajtjes së Eurovizionit në Zvicër