Lajme
Trump feston rezultatet për Senatin: Kemi senatorë shumë të mirë
Donald Trump falënderoi të gjithë ata që e votuan për t’i dhënë një mandat tjetër katërvjeçar në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Në fjalimin e fitores nga West Palm Beach, ai foli për skuadrën që e ka shoqëruar gjatë muajve intensivë të fushatës.
“Duke fituar votën popullore, ishte diçka shumë e këndshme, kemi një ndjesi të jashtëzakonshme dashurie, me njerëz të pabesueshëm që qëndrojnë krah meje. Kanë bërë rrugëtimin me mua dhe ne do t’ju bëjmë shumë të lumtur. Shpresoj një ditë të ktheni kokën pas dhe të shihni se votuat për këta njerëz”.
Trump u ndal te rezultatet për Senatin, ndërsa u shpreh besimplotë se republikanët do të mbajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.
“Kemi marrë sërish kontrollin e Senatit dhe zgjedhjet në Montana, Nevada, Texas,
Michigan, Komonwelth, dhe të gjitha rastet secili prej tyre që kemi fituar për senatorët, ishte garë shumë e vështirë. E jashtëzakonshme të shihje këtë fitore, kemi senatorë shumë të mirë dhe mendoj se do të mbajmë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve”.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre